
Një yll i vogël shkodran po shkëlqen: “Hana Dibra fiton vendin e pare në Malta International Piano Competition 2025!”
- Revista Ikon
- Sep 3
- 1 min read
Në një moshë kur shumica e fëmijëve janë ende duke mësuar notat e para, Hana Dibra, vetëm 8 vjeçe nga Shkodra, ka arritur të mahnitë botën e muzikës klasike. Në edicionin e 2025-të të Malta International Piano Competition, Hana u shpall fituese e çmimit të parë në kategorinë 8-10 vjeç, duke treguar jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm, por edhe maturinë e rrallë në interpretimin e veprave të vështira pianistike.



Juria, e impresionuar nga teknika, ndjeshmëria dhe prezenca e saj skenike, e përshkruan si “një yll që sapo ka filluar të shkëlqejë”. Ky sukses nuk është vetëm një arritje personale për Hanën, por edhe një motivim i madh për gjithë komunitetin e rinisë shqiptare që ëndërron të ndjekë karrierën muzikore.

Familja e saj shprehet e mbushur me krenari, ndërsa Hana tregon se ky çmim i ka dhënë kurajo për të synuar akoma më lart në botën e muzikës klasike. Me talentin që ka treguar deri tani, e ardhmja e Hanës duket e ndritshme dhe plot suksese ndërkombëtare.
Hana Dibra nga Shkodra është dëshmi e gjallë se mosha e vogël nuk do të thotë limitim i madhësisë së ëndrrave. Suksese Hana !



Comments