"Këshilla për shëndetin e dhëmbëve nga stomatologia Margaret Radovani "
- Revista Ikon
- Nov 28, 2024
- 2 min read
“ Dhëmbët janë organe të gjalla dhe kërkojnë përkushtimin si dhe ushqimin e duhur për t’u rigjeneruar dhe për t’i mirëmbajtur ” .
Çelësi për dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje të shëndetshme gjatë jetës tuaj është higjiena e duhur orale dhe konsumimi i mjaftueshëm i vitaminave dhe mineraleve, në këtë mënyrë dhëmbët tuaj do të rigjenerohen dhe do të mbesin të fortë dhe të shëndetshëm.

Ju njohim me disa këshilla për kujdesin e shëndetit oral!
1.Shpërlani gojën
Duhet gjithmonë shpëlajmë gojën me ujë pasi hamë ushqim, në mënyrë që të neutralizojmë nivelin e pH oral.
2.Përdorni furçë të butë
Personalisht, sigurohem që të laj dhëmbët të paktën dy minuta, dy herë në ditë.
Pastroni të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Larja e dhëmbëve me një furçë të fortë shpesh mund të rezultojë në dëmtim të mishrave të dhëmbëve. Në vend të kësaj, duhet të përdorni një furçë të butë rreth mishrave të dhëmbëve për të hequr bakteret që janë grumbulluar.
3. Merrni vitamina
Mungesa e vitaminës B lidhet me kancerin e gojës dhe disa studime të tjera kanë gjetur një rrezik më të madh të sëmundjes periodontale në ata që nuk marrin mjaftueshëm magnez.
4. Largoni stresin
Një imunitet i dobët i cili mund të shkaktohet nga stresi, mund të çojë në një rrezik më të lartë të plagëve dhe ulçerave në gojë, madje edhe infeksioneve mykotike orale. Një mënyrë për të larguar stresin është nëpërmjet ushtrimeve fizike të rregullta.
5. Mos shkoni në shtrat pa larë dhëmbët
Rekomandimi i përgjithshëm është të lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë.
6. Mos e lini pasdore gjuhën tuaj
Pllaka gjithashtu mund të krijohet në gjuhën tuaj. Kjo jo vetëm që mund të çojë në erë të keqe të gojës, por mund të çojë në probleme të tjera të shëndetit oral. Lani butësisht gjuhën sa herë që lani dhëmbët !
7.Përdorni pastë dhëmbësh me fluor
Kjo substancë mbetet një shtyllë në shëndetin oral. Kjo është për shkak se fluori është një mbrojtje kryesore kundër prishjes së dhëmbëve. Ajo funksionon duke luftuar mikrobet që mund të çojnë në prishje, si dhe duke siguruar një pengesë mbrojtëse për dhëmbët tuaj.
6)Pini shumë ujë
Uji vazhdon të jetë pija më e mirë për shëndetin e përgjithshëm, duke përfshirë shëndetin oral. Rekomandohet pirja e ujit pas çdo vakti
7. Kufizoni ushqimet me sheqer dhe ato acide
Sheqeri shndërrohet në acid në gojë, i cili më pas mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve tuaj. Këto acide janë ato që çojnë në kavitete (prishje të dhëmbëve). Frutat acide, çajrat dhe kafeja gjithashtu mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Ndonëse nuk duhet domosdoshmërisht ti shmangni ushqimet e tilla, nuk është e dëmshme të jeni të ndërgjegjshëm për efektet e tyre mbi kavitetin oral.
8. Vizitoni dentistin tuaj dy here në vit
Duhet të vizitoni dentistin tuaj për pastrime dhe kontrolle dy herë në vit. Jo vetëm që një dentist mund të heqë gurët dhe të kërkojë kavitete , por gjithashtu do të jetë në gjendje të dallojë problemet e mundshme dhe të ofrojë zgjidhje trajtimi
Pa motivim, harrojeni suksesin!
Shpresoj që ky artikull t’ju ndikojë sado pak në rutinën tuaj të përditshme mbi shëndetin oral, t’ju motivojë dhe ndërgjegjsojë !
“Buzëqeshja është çelësi që mund të hapë derën e zemrës së çdokujt” , kujdesuni për të!
Dr.Margaret Radovani
Comments