top of page

5 shenja që tregojnë se je një grua me klas

  • Writer: Revista Ikon
    Revista Ikon
  • Oct 29, 2024
  • 1 min read

Cindy Marina (Foto Fadil Berisha)


1.Privatësia është prioritet për ty.

Ju krijoni kufijtë për çështjet tuaja duke i mbajtur ato private dhe duke përzgjedhur njerëzit të cilëve tu besosh. Gjithashtu ti respekton privatëine e të tjerëve dhe nuk i përflet çështjet e tyre në publik pa miratimin e tyre.


2.Ti mban standartin lart.

Ti je një person që ke pritshmeri të qarta nga vetja dhe nga ata që të rrethojne pamvarësisht marëdhënies që ke me ata. Ti nuk bën zgjedhje të gabuara, as të pa menduar por ndjek rrugën drejt suksesit.


3.Ti nuk flet keq për të tjerët.

Ti nuk merresh me thashetheme, dhe nuk i fyen të tjerët, përkundrazi i jep secilit rëndësinë e duhur, duke u fokusuar në komunikimin pozitiv dhe duke qëndruar pozitiv edhe pse nganjëherë të tjerët nuk janë.


4.Krijon besim pa kerkuar vëmendje.

Ti mban veshur vetebesimin, krejtësisht e qetë dhe pa kërkuar vlerësim nga te tjerët. Veprimet dhe karakteri yt imponojne respekt.


5. Mirënjohja dhe madhështia

Që do te thote se çkado që arrin përfshine dhe të tjerët duke i trajtuar ata me respekt dhe mirësi.

Comentários


bottom of page